Një orë “kokë më kokë”, përfundon takimi ambasadorëve në selinë blu me Bashën

Në këto momente ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.

Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë dhe në fokus të diskutimit ka qenë vazhdimi për të gjetur konsensus në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ambasadorët nuk kanë folur për mediat e pranishme tek selia blu, dhe as kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.


Shtuar 1.06.2020 14:34