Ish-kryetari i bashkisë në Pogradec, Eduart Kapri është ndaluar dhe më pas është gjobitur nga policia në Bradashesh.
Kapri ka dhënë justifikim tek policia që do të shkojë drejt Tiranës për punët e tij të biznesit, shkruan Oranews.
Nga ana e saj policia thotë se nuk ka zbatuar rregullin e distancimit social në makinë.
Debati i Eduart Kaprit me efektivin e policisë
Eduart Kapri: E kam baxhanak
Polici: Vetem me familjen lejohet, nuk mund të udhëtosh me më tepër se dy persona
Eduart Kapri: Kë quani familjar?
Polici: Familja jote, gruaja dhe fëmijët
Eduart Kapri: E kam baxhanak. Jam proceduar për përdorimin e rripit të sigurimit. O zotëri unë e kisha të vendosur rripin e sigurimit.