Për të gjithë ju që mezi po e prisni, Luana zbulon “sekrete” nga kënga e radhës (FOTO & VIDEO)

Luana Vjollca ka filluar xhirimet e klipit të radhës ku do të sjellë bashkëpunimin me këngëtarin latin Jay Santos.

Xhirimet e këngës kanë filluar dhe moderatorja ka investuar goxha shumë për këngën e re, dhe këtu nuk flasim vetëm nga ana financiare.

Ajo ka organizuar një intervistë me ndjekësit e saj në Instastory, ku është pyetur se çfarë gjuhe është kënga.

Dhe gjejeni pak… Luana këtë herë do këndojë në spanjisht.

“Unë do të këndoj shqip, por Jay Santos më ka detyruar të këndoj dhe spanjisht, pasi kënga është e tij”.

Ditën e djeshme moderatorja ka ndarë në Instastory një video në të cilën nuk shfaqet vetë, por i thotë grimierit të saj Arbër Bytyqin tu tregojë fansave se çfarë ka veshur, duke na zbuluar se ka përgatitur diçka vërtetë speciale pasi do vishet nga dora vetë Philipp Plein.


Shtuar 18.07.2020 18:03