Ngjarje tragjike në plazh, mbytet një grua në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një grua ka humbur jetën pasi është mbytur në det.

Identiteti i viktimës nuk bëhet publik, por dihet se ajo është një 55-vjeçare.

Të lidhura

None found

Nuk dihet nëse është mbytur për shkak të thellësisë apo ka pasur probleme shëndetësore.

Trupi i të ndierës është dërguar në morgun e Spitalit të Durrësit.

Shumë persona kanë humbur jetën në det këtë sezon veror, duke ngritur edhe njëherë nevojën për të pasur roje bregdetare në të gjithë vijën.


Shtuar më 25.08.2020 08:19