Ngjajnë apo jo? Eni Çobani zbulon sozinë e saj dhe e njohim të gjithë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, avokatja e njohur, Eni Çobani ka treguar se me kë personazh të njohur ngjason sipas asaj që i thonë shpesh të afërmit.

“Një fytyrë e buzëqeshur është një fytyrë e bukur. Një zemër e buzëqeshur është një zemër e lumtur.

Thonë se ngjajmë, unë i pëlqej zërin, por për pamjen e vlerësonu ju.

Adele do të takohemi një ditë me siguri”, ka shkruar Eni krah postimit ku ka bashkuar një foto të saj dhe këngëtares Adele, duke bërë të mundur krahasimin.

Shumë ndjekës të Enit e kanë pohuar këtë fakt, në komentet poshtë fotos.


Shtuar 11.06.2020 20:21