Ngacmoi sek*ualisht vajzën e tij, ndalohet 60 vjeçari

Policia e Vlorës ka ndaluar një person në kërkim i cili akuzohet për dhunë dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së tij.

Policia tha se në pranga ra shtetasi me inicialet Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

“Ai akuzohet se më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij”, tha Policia.


Shtuar 25.06.2020 10:11