Nga njerëzit e thjeshtë te kokat e krimit, java e zezë trondit shqiptarët (FOTO LAJM)

Jemi vetëm pak ditë nga fundi i muajit i cili nuk ka qenë aspak i qetë, por i mbushur me atentate të bujshme dhe krime që tronditën Shqipërinë.

Vrasje për larje hesapesh, pazare droge, hakmarrje apo luftë për pronë shoqëruan përditshmërinë e shqiptarëve vetëm në javën e fundit shkruan albeu.com.

Ajo që është më e frikshme është që një pjesë e autorëve akoma nuk janë prangosur gjë që ngre pikëpyetje të mëdha nëse vendi ynë është apo jo i sigurt për të jetuar.

Sidomos duke marrë këtu parasysh faktin se krimet ndodhin në mes të ditës, në mes të vendeve të banuara duke rrezikuar edhe qytetarë të pafajshëm.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili duhet të jetë në krye të detyrës në këto ditë të vështira, zgjedh të bëjë lojëra për çmimin e makinës së tij luksoze në Kuvend. /albeu.com.


Shtuar 18.09.2020 13:32