Një termet i fortë ka lëkundur fuqishëm vendin, lëkundje të ndjera më së shumti në Durrës dhe Tiranë.
Pavarësisht se lëkundje të shkurtra, ishin të fuqishme duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Të lidhura
None found
Tirana u godit nga një tërmet me madhësi të shkallës 4 rihter, në orën 17:51.
Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth në dertin Adriatik 38 km në veriperëndim të Tiranës, dhe 19 km në perendim të Mamurrasit, me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Por lëkundjet e tërmetit kanë nisur që mbrëmjen e kaluar në mesnatë.
Lëkundjet filluan pas orës 23:00, dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Më e fortë ishte ajo e orës 23:52, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.
Epiqendra u raportua në Thumanë, me një thellësi prej 6 kilometër.
Edhe pse ishte një lëkundje e lehtë dhe që zgjati pak sekonda, mjaftuan për të krijuar panik tek ata që e ndien.
Lëkundjet vazhduan edhe pas mesanate, por për fat të mirë me intensitet më të ulët. /albeu.com/
