Nesër jepet masa e sigurisë për 11 personat e ndaluar nga protesta

Nesër dalin para gjykatës për tu njohur me masën 11 persona të cilët u ndaluan gjatë protestës në mbrojtje të godinës së teatrit Kombëtar.

Faxweb.al mëson se personat në fjalë janë: Erik Mertiri, Endrit Mertiri, Bojken Abazi, lilo, Kastriot Qema, Ledion Xhoxhaj, Sokol Ndoja, Elisandër Rroshi, Elvis Sinjaku, Bledar Krakulli.

Senca ndaj tyre do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 20.05.2020 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje me qendëër në Shqipëri, ka njoftuar se në orarin kur do të zhvillohet seanca, do të zhvillohet jë protestë para kësaj Gjykate ku kërkohet lirimi i të ndaluarve.

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka bërë thirrje për lirimin e kryetarit të saj Bojken Abazit dhe aktivistëve të tjerë që u ndaluan pas protestave për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Lëvizja bën apel për pjesmarrje masivë ne protestën që do të zhvillohet nesër në orën 09:00 përpara Gjykatës së Tiranës ndërsa kundërshton ndërtimin e kiullave në qendër të Tiranës.

“Liri për mbrojtësit e Teatrit Kombëtar! Të mblidhemi të gjithë për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar padrejtësisht për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Ata kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. Mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e Teatrit, shkruan fax web.

Të ndalet plani për ndërtimin e kullave! Të rindërtohet Teatri Kombëtar! Të lirohen protestuesit! Ata që sot rezistojnë, nesër fitojnë! Të gjithë nesër ditën e mërkurë, 20 maj 2020, në ora 09:00 përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale, në rrugën “Jordan Misja” pranë ish-stacionit të trenit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri”, shkruhet në reagim.


Shtuar 19.05.2020 16:24