Në muajt e fundit të shtatzënisë, mjekja e re tek Infektivi nuk dorëzohet para COVID-19

COVID-19 po gjunjëzon cdo ditë botën ndërkohë lufta më e madhe kryhet në spitale, aty ku stafi mjekësor cdo ditë cdo sekond është në krye të detyrës.

Ndër heronjtë e përditshēm të Infektivit është edhe doktoreshë Krisli Serani, e cila është shtatzënë.

Ndonëse është në pritje të embël dhe mund të kishte marrë leje, doktoresha ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të detyrës.

Një gjest ky që ka marrë vlerësime maskimale, e po kështu ka marrë vemendjen edhe të kryeministrit Rama.

Mjekja e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, vijon të jetë në shërbim të pacientëve në terapinë intensive në spitalin Infektiv.

Statusi:

#RESPEKT🙏
Nuk mund të mos e shkëpusja nga faqa e Ogertës heroin e ditës! Dr. Krisli Serani, mjeke e re në muajt e fundit të shtatzanisë, sonte vijon të jetë në shërbim të pacientëve në terapinë intensive në spitalin infektiv, aty ku ditë natë luftohet për jetën.


Shtuar 25.07.2020 14:47