“Në skaf kishte edhe vajza të tjera por Enisa nuk dinte not” , del një tjeter version për ngjarjen e Velipojës

Nje tjeter version del nga deshmite lidhur me ngjarjen e rende ndodhur ne Velipoje, ku pas nje xhiroje me skaf, me shokun 25-vjecar, u gjet e pajete nga peshkataret adoleshentja nga Bathorja.auto_velipoje1529176505

“News 24” raporton se një version ndryshe të ngjarjes në Velipojë që ka treguar vetë nipi i familjes Doda në Bathore.

Ai thote se Indrit Bajraktari drejtonte skafin, por në bord kishte dhe vajza të tjera. Sipas tij një manovër e gabuar në një kthesë ka bërë që vajzat të rrëzohen.

Nga dëshmia, thuhet se 17- vjeçarja Enisa Doda nuk dinte not dhe s’kishte jelek shpëtimi, kurse vajzat e tjera dinin not prandaj dhe shpëtuan.


Shtuar 20.08.2020 11:22