Ndoka propozon të “vrasim” Ramën, ish-deputeti: Plumbin e meriton edhe ti!

Mbrëmjen e kaluar, ish-deputeti Nard Ndoka deklaroi se Edi Rama vetëm nëse do ta vriste opozita se ndryshe nuk ikën nga pushteti.

“Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ik prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm”, tha Ndoka ndër të tjera.

Kësaj deklarate i është përgjigjur ish-deputeti Eduart Ndocaj i cili ka postuar në foto nga lajmi për Ndokën duke e shoqëruar me diçiturën:

“Jam dakord me Nardin, duhet plumi ballit Edi Rames dhe shum si ky deri tek plumin edhe Nard Nokes”, shkruan Ndocaj.


Shtuar 17.01.2020 19:58