“Ndahet nga jeta Ismail Kadare”, reagon ministrja e Kulturës (FOTO LAJM)

Një postim i rremë ka qarkulluar në rrjetet sociale ku thuhet se Ismail Kadare ka ndërruar jetë.

Ky lajm, është përhapur në emër të ministres së re të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Postimi i saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa në një prej statuseve, në gjuhën angleze, në këtë faqe thuhej se lajmi mbi vdekjen e Kadaresë konfirmohej dhe nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, Elva Margariti.

“ Dua të ju informoj se unë nuk kam asnjë llogari në Tëitter. Menjëherë do ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës, departamentin e krimeve kibernetike. Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për këdo që mund të jetë trazuar nga këto lajme të rrejshme, duke keqpërdorur emrin tim”, ka shkruar Dumoshi.


Shtuar 5.02.2020 13:27