“Na preve krahët”, dedikime prekese për të riun që gjeti vdekjen pasi porositi kafen

Një 24 vjecar ka gjetur vdekjen në Përrenjas në këtë fillim-viti.

M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe dhe është ulur për të porositur.

Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme duke shkaktuar panik te klientët e lokalit.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën.

Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i favorizuar edhe nga temperaturat mjaft të ulëta.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale ndaj të riut, ku miq, shokë dhe familljarë kanë shprehur tronditjen që kanë ndjerë nga kjo fatkeqësi. Ata pohojnë se nuk do ta harrojnë kurrë dhe se mungesa e Allhidrit do të ndjehet gjithomë. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 14:30