Murrizi shpërthen ndaj Shehajt: Bleta punëtore e Ramës që e dërgon mjaltin tek kosherja e Metës

Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer ashpër ndaj Briseida Shehajt, e cila tashmë ka marrë një pozicion të rëndësishëm në LSI.

Murrizi e cilëson Shehajn si një bletë punëtore të Ramës, që çon mjaltin në kosheren e Metës, duke i kujtuar pozicionin e punës që ajo ka pasur përpara se të hynte në politikë.

Ai shprehet më tej se kjo është një përgjigje ndaj ish Drejtoreshës së Tatimeve 2013-2017, ku sipas tij, sot është konvertuar me klering nën kryetare e LSI-së.

Statusi i plotë:

Nje pergjigje per Brisiden famoze ish drejtoreshen e tatimeve 2013-2017 te rilindjes qe sot eshte konvertuar me klering nen kryetare e LSI

Bleta punetore e Rames qe çon mjaltin ne kosheren e Metes

E “ dashur” Brisi!

Partite e vogla nuk ngjajne me tufen qe je “ zgjedhur” Ti udheheqese dhe nuk kane surratin e partise fole te hajduteve te administrates

Sa per graden time pyet pak me mire ndonje kapterr timin se une kam qene me grade Major ne policine financiare jo tatimore, por Ty Brisi vetem tatimoren mban mend

Lexo edhe : Përse politika po lufton për “shtresën e mesme”
Pastaj me mire Major ne policin financiare Brisi sesa reçepsioniste ne banke

Per mbiemer Brisi nuk po perpiqem te te huazoj sipas atyre qe ke ndejur ,sepse do te me duhej te permendja gjysmen e mbiemrave te Kombinatit dhe gjithe Kodren e Diellit

Zakonisht nuk replikoj me recepsioniste por ne rrespekt te grades tende si kapterrja e radhes e partise se nje shtepie dhe strehes se hajduteve, po te pergjigjem

Lexo edhe : Haraçi i vitit të shkuar, që vazhdon të paguhet edhe këtë vit
Per partine time mos mu ver ne merak se me dobesohesh e shemtohesh dhe pastaj te perzene nga lsi

Kam shume rrespekt per Ju Brisi dhe e vleresoj shume kohen qe harxhuat per te shkruar per mua

Ne nga Myzeqeja per ato qe vleresojme shume themi: marshalla dhe kapim hunden me dore

Suksese ne jete Brisi ………


Shtuar 7.10.2020 19:50