Mrekulli në Itali, 97 vjeçari shërohet nga koronavirusi

Një 97 vjeçar në Itali është kuruar nga koronavirusi.

Prej 8 ditësh ai qëndronte i shtruar në spital ku ka qenë në kujdesin e mjekëve.

Edhe kryemjeku i spitalit profesor Giovanni Di Pierri është shprehur i lumtur që ka shumë persona që i mbijetojnë këtij virusi.

Numri i të prekurve në rajonin e Piemonte rritet dita ditës ndërkohë që numri i të vdekurve në këtë vend ka shkuar në 46.

Dita e sotme ka çuar në 1266 numrin e viktimave e në 17 660 numrin e personave të infektuar në të gjithë territorin e Italisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 250 viktima më shumë e 2547 të infektuar të tjerë.

Prej tyre 1328 janë në terapi intensive, 7426 po kurohen në spitale e 6201 të tjerë në kushte shtëpiake.

Numri i personave të shëruar është 1439.


Shtuar 13.03.2020 21:38