Mposhti koronavirusin, mjeku i njohur dhuron plazmën (FOTO LAJM)

Vendi ynë ka nisur trajtimin me plazmën e gjakut kundër koronavirusit. Prej ditësh, Ministria e Shëndetësisë apelon ndaj qytetarëve që të dhurojnë gjakun.

Kësaj thirrje i është përgjigjur mjeku Roland Xhaxho, i cili ka dhuruar gjak. Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Statusi:

#Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë

Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19.

Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty!

Dhuro gjak/plazëm!

Apliko tani


Shtuar 25.08.2020 08:13