Moti i keq, përplasen dy tragete në portin e Durrësit

Prej disa orësh Shqipëria gjendet nën një mot me erë të fortë, i cili ka shkaktuar edhe incidentet e para.

Moti i keq në bregdetin e Durrësit ka shkaktuar probleme në port, ku dy tragete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme. Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve nuk ka pasur persona të lënduar.


Shtuar 26.02.2020 20:36