Monika Kryemadhi nuk përmbahet më: Rama është skizofren, mund të godasë Yuri Kim!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

Gjatë një interviste Kryemadhi u shpreh se Rama ushtron dhunë psikologjike ndaj ambasadorëve, duke shtuar dhe mund edhe t’i godasë ata.

“Po thoni që Rama mund të qëllojë ambasadoren amerikane?”, u pyet Kryemadhi, ndërkohë që shtoi se nëse Ramës nuk i shkon Vali Bizhga me tabakën me ilaçe, ai kalon në skizofreni dhe mund të përdor dhunë.

Kryemadhi: Ambasadorja e SHBA ka qenë në një presion të madh. Mos shikoni Ramën evropian në publik, ai është harbut, përdor presionin dhe dhunën psikologjike, por është dhe skizofren mund t’i godasi ata.

Gazetari: Po thoni që Rama mund të qëllojë ambasadoren amerikane?

Kryemadhi: Aq ia kap truri dhe po nuk i vajti Vali Bizhga me tabaka t’i thotë “Shef ja ku janë ilaçet”, edhe mund të përdorë dhunë.


Shtuar 30.07.2020 21:27