Momenti kur u arrestua Ilir Selmani në Tiranë: Ekzekutoi njeriun e Ervis Martinajt (VIDEO)

Efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë arrestuan pak orë pas mesditës së sotme Ilir Selmanin, i dyshuar për ekzekutimin e Santjago Malkos në gusht të vitit 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Malko njihej si person i afërt i Ervis Martinajt.

Të lidhura

None found

Selmanit iu kap një pistoletë me fishek në fole, pasi ishte vëzhguar prej disa kohësh nga policia.

Këta të fundit kanë ndërhyrë në një moment që e kanë vlerësuar si të volitshëm duke kryer arrestimin e shpejt të tij, shkruan abcnews.al.

Selmani dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e Santjago Malkos duke drejtuar njërën prej makinave që bënë ndjekjen e tij, ndërsa më pas është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, edhe ky pjestar i Klanit Duka sipas prokurorisë.


Shtuar 16.04.2020 15:07