Ministria e Shëndetësisë konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Ka humbur jetën gruaja e cila ishte rasti i parë i infektuar me koronavirus në qytetin bregdetar të Durrësit, konfirmuar paraditen e djeshme.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila përmes reagimit zyrtar bëri me dije se 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass“. /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 11:57