Meta tregon si po e kalon karantinën: Nëse më zë koronavirusi, unë në fshat kam lindur…

Kreu i shtetit ka zbuluar se si po i kalon ditët e karantinës për shkak të krizës nga koronavirusi.

I pyetur nëse i trembet Covid-19, Presidenti iu referuar rastit të kryeministrit britanik Boris Johnson dhe deklaratave të babait të tij që tha se është i kalitur pasi ka lindur në fshat

“Edhe nëqoftëse më zë nuk duhet të kem frikë po t’i referohem babait të Boris Johnson, pasi edhe unë në fshat kam lindur”, tha Meta në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, në Faxnews.

Gazetari: Jam shumë kurioz se ku po e ka kalon karantinimin e tij, Presidenti i vendit? Kur them karantinimin veçanërisht atë 48-orëshin e fundjavës, zoti Meta, që është një tmerr më vete, ku njeriu për pak sa nuk çmendet, duke ndenjur 48 orë në shtëpi mes dhomës, kuzhinës, aneksit, ballkonit, gruaja, kalamjt nëpër këmbë, si ia del që të mos çmendesh?

Presidenti Meta: E kam kaluar kryesisht duke bërë shëtitje dhe duke punuar dhe në zyrë.

Gazetari: Zoti Meta, juve jeni në një zonë moshore risku, sepse jeni në një moshë me Boris Johnson. A keni frikë personalisht nga Covid 19?

Presidenti Meta: Edhe nëqoftëse më zë nuk duhet të kem frikë po t’i referohem babait të Boris Johnson, pasi edhe unë në fshat kam lindur.

Gazetari: Juve ja keni hedhur, sepse jeni marrë shumë me sport dhe plus që nuk abuzoni me asnjë nga veset tipike të shqiptarëve, që është duhani, alkooli…

Presidenti Meta: Kjo e sportit nuk është shumë e saktë se fakti që zuri dhe Paolo Maldinin dhe djalin e Maldinit, që është futbollist aktiv….

Gazetari: Po, por ata janë marrë me futboll, juve jeni marrë me shtangë. Zoti Meta të falënderoj shumë që ishe pjesë e bisedës sime!

Presidenti Meta: Një këshillë për të moshuarit në mënyrë të veçantë, pasi dihet se kjo është një stinë me viroza, dhe krijohen shumë komplikacione, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e tyre, por shëndeti i të gjithëve është i rrezikuar për aq kohë sa drita e kuqe ende të jetë e ndezur dhe shpresojmë të fiket sa më shpejt.


Shtuar 14.04.2020 20:31