Meta nuk dekreton paketën “anti-shpifje”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të mos dekretojë ligjet të konsideruara si “Paketa Antishpifje” që synon gjoba e deri në mbyllje të portaleve.

Kreu i Shtetit ka rikthyer ligjin në Parlament për rishqyrtim.

Sipas Metës, ky ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, duke nënvizuar se ky ligj shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit

Meta thotë gjithashtu se ligji është më kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.


Shtuar 12.01.2020 10:21