Mes tyre edhe 4 shqiptarë, shkon në 117 numri i të infektuarve në Greqi

117 ka shkuar numri i të prekurve në Greqi me koronavirus, ndërkohë që raportohet se 3 persona janë në gjendje të rëndë. Mediat greke raportojnë se pritet rezultati për 15 persona.

Aktualisht një person ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë se mes personave të prekur në Greqi janë dhe 4 shqiptarë, motër e vëlla, me bashkëshortët e tyre.


Shtuar 13.03.2020 10:06