Me urgjencë drejt spitalit, plagoset 21-vjeçari që ishte duke udhëtuar me motor

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Kamëz në rrugën “Nikolla Sarkozi”, ku është plagosur një 21-vjeçar.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se 21-vjeçari A.L., ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas nga makina me drejtues shtetasin A.B.

Nuk dihet ende gjendja e të riut, i cili ndodhet në spital, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 16.06.2020, rreth orës 18:55, në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, mjeti me drejtues shtetasin A.B., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 21 vjeç, ku si pasojë e perplasjes është demtuar shtetasi A.L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.06.2020 17:37