Capital T çmendi rrjetin me një pozë pranë kullës Eiffel në Paris, ku shfaqej i përqafuar me një vajzë.
Reperi mbante në dorë një trëndafil të kuq, ndërsa me dorën tjetër përqafonte vajzën misterioze teksa të dy qëndronin të kthyer me shpinë.
Të lidhura
None found
Mijëra zemra vajzash u thyen atë ditë dhe të tjera do të thyhen edhe sot, pasi Kapo zbuloi cila ishte bukuroshja krah tij.
Në një video në llogarinë e tij në Instagram, ai zbuloi portretin e vajzës brune, drejt të cilës afrohet për t’i dhuruar trëndafilin që mban në dorë.
Megjithatë, nuk ka vend për panik pasi ajo duhet të jetë thjesht modelja e klipit të tij më të ri, i cili publikohet ditën e nesërme.
Kapo ka lajmëruar se kënga e re dedikuar dashurisë do të titullohet “Je t’aime” dhe do të publikohet nesër, në ditën e të dashuruarve, në orën 14:02.
Jemi kuriozë të shohim ç’kanë kurdisur reperi dhe bukuroshja brune në videoklip!
