Me modesti siç edhe jetoi, përcillet për në banesën e fundit Xhevdet Ferri

Humbja e aktorit shqiptar Xhevdet Ferri, ishte një humbje e madhe për të gjithë artin shqipëtar.

Ai u dërgua sot në banesën e fundit përmes një ceremonie familiare.

Familja respektoi vendimin e tij për të mos bërë një ceremoni shtetërore, por gjithçka të ishte brenda rrethit familjar dhe të miqve, modeste siç ishte edhe vetë ai gjatë gjithë jetës.

Xhevdet Ferri u dërgua sot në orën 13:00 në banesën e fundit duke lenë një boshllëk të madh në Kinematografinë shqiptare.


Shtuar 17.01.2020 13:09