Mbante lokalin hapur dhe ushtronte aktivitetin pa licencë, procedohet administratorja në Durrës

Një 31-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Durrësit pasi mbante hapur lokalin në kundërshtim me aktin normativ si dhe ushtronte aktivitetin pa licencë.

‘’Kjo shtetase mbante hapur lokalin “Bar Kafe” në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse,’’ njofton policia.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. P., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/litër.

I. M., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 12.05.2020 09:53