Merret vendimi: Maska, e detyrueshme në ambientet e mbyllura

Ministrja e Shëndetësirë Ogerta Manastirliu ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka treguar zyrtarisht vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim në ambientet e mbyllura.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura;

në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”,- tha Manastirliu.


Shtuar 15.07.2020 13:16