Manastirliu jep lajmin e mirë për 85-vjeçaren pasi ishte e shtruar në gjendje të rëndë në spital

Një 85-vjeçare nga Shkodra është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan në “Facebook” se nënë Limja, e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndorqi”, ja ka dalë të shërohet.

“Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga #COVID19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit #COVID2

85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes🙏🏼 🟢10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 605 të shëruar nga fillimi i epidemisë”, shkruan Manastirliu. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2020 19:16