Manastirliu jep lajmin e mirë: Kaq shqiptarë e fituan sot betejën me COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me COVID 132 qytetare.

Lajmin, ministrja e bëri të ditur në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 158 të shëruar, 156 raste dhe 3 humbje jete.

“158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit. Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime.

Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë”


Shtuar 28.08.2020 14:28