Manastirliu: Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni se jeni infektuar me koronavirus ( VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se cfarë duhet të bëjë cdo person nëse dyshon se është infektuar me koronavirus.

Pas lindjes së dyshimeve, sinjalizimi duhet të bëhet online duke plotësuar formularin në adresën coronavirus.shendetesia.online.

Postimi:

Dyshoni se ju apo i afërmi juaj mund të jeni prekur nga COVID-19? Vizitoni faqen online për Covid-19 për të verifikuar simptomat tuaja. Nga zyra, shtëpia, apo kudo ku ndodheni. Plotësoni formularin duke përshkruar gjendjen tuaj shëndetësore dhe automotakisht do të udhëzoheni:

1- Nëse keni Covid-19 dhe duhet të ndiqeni te mjeku i familjes; 2- Nëse duhet të telefononi numrin e gjelbër 0800 40 40. Nëse duhet të telefononi numrin 127 të urgjencës mjekësore. Vizitoni faqen online në adresë: coronavirus. shendetesia.gov.al

Klikoni forma e vlerësimit që do t’ju drejtojë në portalin e- Albania. Identifikohuni si qytetar përmes llogarisë tuaj në portal. Plotësoni: Emrin, mbiemrin, gjininë, ditëlindjen, numrin e telefonit për të përdorur aplikacionin. Deklaroni nëse formularin po e plotësoni për vete apo dikë tjetër: Adresën e saktë, qytetin, Adresën e e-mailit

Nëse zgjidhni opsionin dikë tjetër ju duhet të shkruani, emrin, mbiemrin, gjininë, ditëlindjen, numrin e telefonit. Shpjegoni simptomat dhe nëse vuani nga sëmundje të tjera shoqëruese. Shkruani nëse keni qenë të ekspozuar ndaj personave apo vatrave të infektuara.

Ju do të orientoheni në kohë reale për zgjidhjen e shqetësimit tuaj. Luftoni përhapjen e virusit dhe shmangni grumbullimet e panevojshme , duke komunikuar me strukturat shëndetësore në të gjitha format, në çdo kohë. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Përdorni e- Albania.


Shtuar 29.07.2020 19:22