Mali i Zi ndalon të gjithë autobusët shqiptarë me destinacion Italinë

Mali i Zi ka vendosur që të ndalojë futjen e të gjithë autobusëve shqiptarë që kanë destinacion Italinë.

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është lëshuar urdhri që në doganat e Muriqanit dhe Hanit të Hotiti të mos lejohet futja e pasagjerëve që duan të shkojnë në Itali.

Të lidhura

None found

Në këto kushte po kthehen pas të gjithë autobusët. Kjo vjen edhe në kuadër të masave të marra nga shtetet e tjera, ku sipas informacioneve Kroacia ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin.

Ndërkohë në vendin tonë janë konfirmuar 10 persona të prekur nga Coronavirusi ndërsa dy rastet e para kishin hyrë nga dogana e Murriqanit.


Shtuar 11.03.2020 11:20