Makinat përplasen kokë më kokë, humb jetën shoferi

Aksident me pasoje vdekjen e nje personi ne autostradën Tiranë-Durrës.

Policia ben me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:05, te mengjesit te sotem, në autostradën Tiranë-Durrës.

“Mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”- njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 3.09.2020 06:39