Makina përplas vajzën e re mes Tiranës dhe largohet me shpejtësi

Një makinë ka aksidentuar një vajzë të re sot në zonën e Unazës së Re dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

E reja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 24.06.2020, rreth orës 10:30, në rrugën “Teodor Keko” një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten M.Gj., 20 vjeçe, e cila u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 24.06.2020 09:46