Makina merr përpara 6 vjeçarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një fëmijë 6 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 20.07.2020 09:13