Lyhet me benzinë dhe i vihet flaka “bishës” luksoze në Fushë Krujë

Një automjet tip fuoristradë “Land Rover” është djegur në orën e parë të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fushë Krujës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen ”Punëtori” dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti i djegur në pjesën e përparme të tij ishte parkuar në rrugë dhe dyshohet se i është vënë zjarri, pasi është spërkatur me lëndë djegëse të llojit benzinë.

Burime policore bëjnë të ditur se pronari i mjetit ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur djegien e plotë të mjetit.


Shtuar 10.01.2020 07:20