Lufta ndaj koronavirusit, doktori i njohur rikthehet pas 48 vitesh pune në Infektiv

Mjeku i njohur Dhimiter Kraja, pas 48 vitesh punë në Infektiv është rikthyer sërish për të ndihmuar në luftën e ashpër me koronavirusin.

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastiriu ka dhënë lajmin e mirë në rrjetin social Facebook ku shkruan sot se profesor Kraja, apo sic e njohin te gjithe dr Luli iu pergjigj i pari thirrjes se bere nga Shendetesia.

Postimi

Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira❗️
#RESPEKT🙏🏼


Shtuar 28.03.2020 08:21