Lëkundet sërish toka, tërmet në Korçë

Të tjera lëkundje toke janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri.

Tërmeti këtë herë ka qenë me magnitudë 3.8 ballë e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 6 km në jug të Bilishtit të Korçës, me thellësi 2 km.

Ky është tërmeti i dytë që bie për vitin 2020, pasi në orët e para të 1 janarit një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 ballë lëkundi vendin.

Kujtojmë që në 26 Nëntor i gjithë vendi u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkatërroi me mijëra shtëpi dhe la pas 51 viktima.


Shtuar 1.01.2020 18:14