Lajmi i mirë: Në 11 maj hapen parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka prezantuar strategjinë graduale të ri-hapjes së vendit së bashku me masat që duhet patur parasysh.

Manastirliu theksoi se duke filluar nga data 11 maj, po planifikohen lehtësim masash për bizneset siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare.

Manastirliu: Në planin tonë të dy javëve që do të pasojnë, duke filluar nga data 11 Maj e në vijim, planifikojmë të vijojmë me disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.


Shtuar 30.04.2020 17:43