Lajm i mirë nga Infektivi: 26 pacientë të tjerë mundin Covid-19

Ndonëse ditën e sotme u identifikuan 24 raste me COVID-19, pavarësisht këtij fakti, ka edhe lajme të mira.

I tillë është fakti se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 26 persona, gjysma e të cilëve nga të prekurit në Shkodër.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në ‘Facebook’.

“26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv.

Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë, ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar!”, shkruan Manastirliu.


Shtuar 16.04.2020 17:03