Lajm i keq! Temperaturat e ngrohta nuk do të na mbrojnë nga koronavirusi

Koronavirusi ka izoluar të gjithë qytetarët në të gjithë vendin. Me kalimin e ditëve, dhe ngrohjes së motit, shqiptarët shpresojnë se COVID-19 do të largohet.

“Rritja e temperaturave nuk do të thotë që qytetarët nuk infektohen. Ata infektohen nëse bien në kontakt me virusin…”

Kështu kanë deklaruar ekspertët e shëndetësisë të cilët u kanë bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të kufizojnë sa më shumë daljen jashtë dhe kontaktet me njerëzit.

“Qytetarë dëgjoni këshillat tona shpresojmë fort që me ngritjen e temperaturave aktiviteti i virusit të ulet por nuk do të thotë se me ngritjen e temperaturave qytetarët nuk infektohen prapë.

Po, infektohen nëse bien në kontakt me virusin. Prandaj derisa të kalojë epidemia e të ketë një urdhër nga qeveria, e këshillë nga ana e specialistëve qytetarët të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe sa më pak jashtë. Nëse dalin për nevojat e domosdoshme qytetarët të shmangin kontaktet me qytetarët e tjerë.

Në këtë situatë cdo qytetar është potencialisht i infektuar dhe si i tillë potencialisht mund tia kalojë të tjerëve. Jo të gjithë sëmuremi por ata që sëmuren e kalojnë shumë rëndë veçanërisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.”- ka deklaruar mjeku Pipero.


Shtuar 20.03.2020 15:25