Ky është 23 vjeçari që vrau aksidentalisht shokun e ngushtë

Stjuart Smakaj është 23 vjeçari i arrestuar nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e shokut të tij të ngushtë, Gledis Kraja në Shkodër.

Smakaj pasi u arrestua ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të vrasë Gledis Krajën por se ka qëlluar në drejtim të Denis Halilit.

“Gledisin e kisha shok dhe nuk doja ta vrisja. Jam penduar”, është shprehur ai.

Si ndodhi ngjarja:

I gjithë sherri sipas tij ka nisur për shkak të parkimit të kamionit te mobilerisë. Familja Smakaj kishte bërë porosinë e divanëve për banesën e tyre në të cilën ishin vendosur prej pak kohësh.

Gazetari Simon Shkreli raporton për abcneës.al se debati ka nisur mes vëllezërve Smakaj dhe shoferit të mobilerisë, të cilit i kanë kërkuar që të parkojë kamionin afër hyrjes së pallatit i cili ndodhet përballë vendit ku ka ndodhur ngjarja. Shoferi ka refuzuar një gjë të tillë nen pretekstin se nuk ka mundësi parkimi duke e larguar kamionin pak metra më tutje.

Mes tyre dhe shoferit ka nisur një debat, në të cilin ka ardhur për të sqaruar situatën e krijuar edhe pronari i mobilerisë.

Në atë moment mes vëllezërve Smakaj dhe punonjësve të mobilerisë ka nisur fillimisht konfrontimi fizik. Në këtë moment në ndihmë të shokëve të tyre ka ardhur edhe 23 vjeçari Gledis Kraja, i cili ka arritur fillimisht të qetësojë gjakrat.


Shtuar 19.08.2020 09:02