Kuksianët bëjnë gjetjen gjeniale për mbjelljen e kanabisit, por droni i nxjerr zbuluar (VIDEO)

Kuksianët kanë vendosur të punojnë malet e thella të zonës për t’i kthyer në ferma kanabisi.

Një e tillë është zbuluar në një aksion të policisë së Shtetit e cila ka shpallur në kërkim disa persona për këtë vepër penale.

Krahas tyre, për këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Parcelat e tyre janë konstatuar gjatë kontrolleve me dron të kryera në zonat e thella pyjore të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Njoftimi i plotë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit të angazhuar mbi 60 punonjës policie dhe dy dronë.

Dy dronë po kontrollojne zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për ti kultivuar.

Në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar.

Keta dy shtetas u shpallën në kërkim policior dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

#ShqiperiPaKanabis


Shtuar 6.06.2020 07:55