Kryemadhi nuk përmbahet: Rama mund të kërkojë të mbetet edhe shtatzënë!

“Rama mund të kërkojë të ngelet dhe me barrë, por nuk ngel dot. Nëse ai do të ndjeki këtë rrugë, të bëj ndryshime, të provokojë, presidentin, z.Basha…”

Kryetarja e Lëvizjes Socilaiste për integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emision “Java” ka ironizuar me kryeministrin Rama dhe kërkesën e tij për një mandate të tretë qeverisës. Kryemadhi u shpreh se Rama mund të ketë shumë dëshira por jot ë gjitha janë të realizueshme.

Kryetarja e LSI-së me ironi u shpreh se Rama mund të kërkojë të mbetet edhe me barrë. Sipas saj mandati i tretë për socialistët është i pamundur edhe sikur të gjitha votat të numurohen prej Taulant Ballës.

Rakipllari: Rama po kërkon dukshëm mandatin e tretë, dhe është e qartë se po bën lëvizje.

Kryemadhi: Rama mund të kërkojë të ngelet dhe me barrë, por nuk ngel dot. Nëse ai do të ndjeki këtë rrugë, të bëj ndryshime, të provokojë, presidentin, z.Basha.

Mua s’ka ç’a të më provokojë se s’dua t’ja di ç’a thotë ai. Edhe sikur Taulant Balla t’i numërojë votat, ai nuk fiton dot. Sepse 54% e bizneseve kanë falimentuar.

70% e turizmit është i vdekur, ka mbaruar. Një herë kur kishte qenë në Vlorë u kishte thënë atyre “doni të bëheni shërbëtorë të Lulit dhe Monikës?” Dhe njëri nën zë i kishte thënë: Po ç’shërbëtorë të bëhemi, ne jemi skllevërit e tu.


Shtuar 31.07.2020 20:13