KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Saimir Tahirit

Eshtë shkarkuar nga detyra anëtarja e gjykatës së Posaccme të Apelit për Korrupsion, Zn. Nure Dreni.

Vendimin e ka marrë KPK pasi Komisioni kishte evidentuar pasaktësi dhe mospërputhje në deklarimin e pasurisë.

Kujtojmë se Dreni është gjyqtarja që riktheu në detyrë, Luan Dacin, për të cilin SPAK nisi hetimet se kishte gënjyer për të shkuarën.

Gjyqtarja Nure Dreni pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, ka pranuar më herët kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, për rishqyrtim të dosjes “Hajdari” në Gjykatën e Shkallës së Parë, me një tjetër trupë gjykuese nga ajo që e ka gjykuar më parë.

Në fillim të muajit shkurt, Nure Dreni është zgjedhur pjesë e trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që do të shqyrtonte dosjen e Saimir Tahirit.

Seanca maratonë u drejtua nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Suela Zhegu.


Shtuar 17.06.2020 07:45