Kosova në ankth, priten analizat për dhjetë persona të dyshuar me koronavirus

Pas orës 18:00, pritet që të dalin rezultatet për 10 mostrat e pacientëve që janë dorëzuar sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive me dyshimet për koronavirus.

Zëdhënësja e IKSHP’së, Era Pireva i ka thënë Gazetës Express se janë në pritje të përfundimit të të gjitha testeve.

“Sapo e konfirmova se jemi në pritje të përfundimit të të gjitha testeve, dhe pas orës 18:00, dalim me komunikatë për medie”, ka thënë Pireva.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me virusin korona. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të nisur për media nga MSH-ja.

/Express/


Shtuar 13.03.2020 15:57