Koronavirusi tmerron Italinë, shkon numri i viktimave në 29 shtetas

Autoritetet shëndetësore në vendin fqinj deklaruan të shtunën e numri i viktimave shkoi në 29 persona.

6 viktima të reja janë shënuar në rajonin e Lombardisë ndërsa 2 në Emilia Romanga.

Ndërkohë, të infektuar janë 1049 të tjerë. 105 pacientë po mbahen në terapi intensive.

Italia ndodhet në situatë alarmante prej ditësh për shkak të shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Veriu i vendit është paralizuar, pasi autoritetet kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


Shtuar 29.02.2020 17:37