Flet avokati i Henri Çilit: Arrestimi u bë pa urdhër-ndalim, u mbajt abuzivisht!

“Nuk është pyetur me procesverbal. Pra nuk ka asnjë proceverbal të marrjes në pyetje ndërsa nga ana e tij Çili mohon akuzat. Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit.”

Avokati i Henri Çilit, Andi Duraj thotë se se Çili është shoqëruar në orë 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi. Sipas avokatit, Çili është mbajtur abuzivisht në qelitë e paraburgimit.

Sipas tij, urdhëri i ndalimit është prerë dje ora 08.15 dhe deri tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime.

“Nuk është pyetur me procesverbal. Pra nuk ka asnjë proceverbal të marrjes në pyetje ndërsa nga ana e tij Çili mohon akuzat.

Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit.

Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar Prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë” ka thënë Duraj.

Henri Çili ka mohuar të ketë pasur dijeni për gjithçka që akuzohet nga organi i Prokurorisë. Oficerët e Policise Gjyqësore kanë ndeshur në refuzimin e dhënies së shpegimeve nga ana e Çilit.

Ky i fundit i është nënshtruar seancave pyetësore në orët e vona të mbasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore.

Në te gjitha deshmite që ka dhënë në një orë e gjysëm seancë pyetësore në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se ska kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithcka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Burime nga Prokuroria e Permetit bëjnë në ditur se Henri Çilit do ti komunikohet masa e arrestit në orët e mesdites se nesërme në Gjykaten e Faktit në Permet. Mbi Çilin rëndojnë katër vepra penale.


Shtuar 29.02.2020 17:35