Koronavirusi tmerron Italinë, 23 të vdekur vetëm sot

Shkon në 52 numri i viktimave prej koronavirusit në Itali!

Shifrat e fundit konfirmohen nga kreu i emergjencës civile për koronavirusin, Angelo Borrelli.

Ai deklaroi pasditen e kësaj të hëne se “Me 23 personat e vdekur ditën e sotme, 15 në Lombardi dhe 3 në Emilia Romagna, numri i viktimave shkon në 52”.

Ndërkohë ai bëri me dije se numri i personave të shëruar, shkon në 149.

Po ashtu ai deklaroi se numri total i personave të prekur me koronavirus është 1835.

Në Lombardi janë 1077 persona që po kurohen, në Emilia Romagna 324 dhe në Veneto 271.


Shtuar 2.03.2020 20:00